Tenton të vetëvritet me armë zjarri punonjësi i Gardës në Tiranë

15 Tetor 2024 | 11:44

Një punonjës i Gardës së Republikës ka tentuar vetëvrasjen në Qytetin Studenti, duke qëlluar veten me armë zjarri. Aktualisht, ai po transportohet me urgjencë në spital nga një ambulancë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore mbetet e paqartë.

Burime bëjnë me dije se gardisti që ka qëlluar veten me armë zjarri është Henri Haxhiraj, 37 vjeç.

Sipas familjarëve të tij, ai kishte pasur probleme me depresionin. Ngjarja u raportua në sallën operative rreth orës 11:09, ku u njoftua se në një banesë private në zonën e Qytetit Studenti, një person kishte qëlluar veten me armë.

]Autoritetet po hetojnë më tej për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026