“Hakmarrja para 5 nëntorit”- WP: Izraeli nuk do të presë zgjedhjet amerikane
Hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit do të kryhet përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, pasi mungesa e një kundërpërgjigjeje do të interpretohej nga Irani si shenjë dobësie.
Kështu shkruan “Washington Post”, sipas të cilës plani në fjalë i është bërë i ditur presidentit Joe Biden nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, gjatë bisedës telefonike të zhvilluar javën e kaluar.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse lëvizja në fjalë e shtetit hebre është një lojë politike në një kohë kur dita e zgjedhjeve presidenciale më të rëndësishme në botë po afron.
Duke reaguar, zyra e kryeministrit Netanyahu ka deklaruar se vendimi mbi hakmarrjen ndaj Republikës Islamike për sulmin me raketa të 1 tetorit do të merret në bazë të nevojave izraelite.
“Ne i dëgjojmë mendimet e qeverisë amerikane, por vendimet përfundimtare do t’i marrin në bazë të nevojave të sigurisë kombëtare të Izraelit”, thuhet në një komunikatë.
Sipas “Washington Post”, gjatë bisedës telefonike, Netanyahu i ka thënë gjithashtu Biden se ushtria e tij nuk do të godasë impiantet e naftës, apo ato bërthamore ndaj Iranit.
Gjithsesi, sa i takon planit të Tel Avivit nuk ka asnjë garanci. Edhe marrëdhëniet mes dy liderëve duket se janë ftohur deri në atë pikë sa Biden deklaroi pak ditë më parë se, shpresonte që Netanyahu të mos ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.
Pavarësisht njohjes 40-vjeçare me Biden, Netanyahu duket se preferon Trump, qëndrimi i të cilit sa i takon konfliktit në Lindjen e Mesme përkon me atë të shtetit hebre.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West