“Duhet të largohet”, Basha i mbyll derën ftesës së Ramës për bashkëqeverisje

16 Prill 2021 | 16:22

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka “mbyllur derën” për çdo bashkëpunim të mundëshëm me Kryeministrin Rama pas 25 prillit.

“Tani që e ka kuptuar se shumica dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim, tani kërkon të behët pjesë e qeverisjes me Aleancën për Ndryshim, përgjigjja ime është jo, sepse siç e ka thënë dikur vetë “kur ke patur tetë vjet dhe nuk ke arritur dot ato që ke premtuar”, në fakt s’ke arritur asgjë, nuk i arrin dot as për katër vjet të tjera”, tha Basha.

Ai u shpreh se kryeministri aktual nuk do të ketë asnjë mundësi të bëhet pjesë e aleancës për ndryshim pasi për 8 vite dështoi që të përmbushte premtimet e tij, prandaj duhet të largohet

“Nuk mund të ketë qeverisje me Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij. Nuk mund të ketë bashkëqeverisje me ato që për tetë vite me radhë dështoi dhe tani kërkon edhe katër vite të tjera, kjo nuk ka për të ndodhur”, theksoi Basha.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026