“Kanë marrë urdhër të mbjellin frikë”, Baçi: Polici më kërcënoi me armë
Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi tha në një intervistë për Euronews Albania se një nga efektivët e FNSH e ka kërcënuar me armë.
Sipas tij, policët kanë marrë urdhër të fusin frikën tek deputetët e opozitës dhe populli opozitar.
“Hapi menjëherë xhaketën dhe tha, pistoletën, më kërcënoi, ai ishte veprimi im që mora kapelen dhe ja hoqa. Nuk ka ligj këtu, ligji parashikon shumë gjëra, kushtetuta parashikon shumë gjëra, por këtu nuk zbatohet as ligj as kushtetutë, këtu ka një urdhër nga kryeministri; bëni raprezalje ndaj deputetëve, mbillni frikë sa më shumë dhe këta veprojnë me urdhra”, tha Baçi.
Më herët deputeti Gazment Bardhi tha për mediat se gjatë përplasjes së deputetëve dhe simpatizantëve të opozitës me policinë në hyrje të Parlamentit, njëri nga policët i ka treguar armën deputetit Luan Baçi.
Policia e shtetit ka reaguar për Euronews Albania lidhur me denoncimin e bërë nga PD, se gjatë përplasjeve para Parlamentit një punonjës i policisë i ka drejtuar armën deputetit Luan Baçi, duke theksuar se asnjë efektiv nuk ka pasur armë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta