Deputetët e PD përzënë Forcat Speciale nga Parlamenti: Zhdukuni që këtu!

17 Tetor 2024 | 12:17

Përplasje të ashpra fizike mes forcave speciale të ardhura befas para Parlamenti dhe deputetëve të PD janë regjistruar mesditën e së enjtes.

Tensionet u përshkallëzuan pasi protestuesit e mbledhur para Bashkisë iu bashkuan deputetëve të PD brenda rrethimit te parlamentit.

Kjo bëri që krahas gardës brenda rrethimit të Parlamentit të shfaqeshin dhjetëra forca speciale.

Deputetët Flamur Noka, Dash Sula Gazment Bardhi, Bledion Nallbati të përplaseshin fizikisht duke i shtyrë që të largoheshin.

“Dilni jashtë, si mund t’i çoni forca speciale deputetëve”, dëgjohet të bërtasin deputetët e PD.

Në pamjet e kapura nga operatori i Euronews Albania shihen punonjës të gardës që përpiqen të qetësojnë deputetë e opozitës.

“Po këta nga hynë, qetësohuni, do i nxjerrim ne”, dëgjohen të thonë punonjës të gardës brenda rrethimit të Kuvendit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026