Përjashtohen me 10 ditë nga Kuvendi deputetët, Elda Hoti dhe Petrit Doda
Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin e deputetëve të Partisë Demokratike, Elda Hoti dhe Petrit Doda, nga Kuvendi për një periudhë prej 10 ditësh.
Kjo masë vjen pas shqyrtimit të sjelljes së tyre gjatë seancave parlamentare, duke pasur parasysh shkeljet e rregullave të etikës dhe të sjelljes në institucionet e shtetit.
Deputetja Hoti shkaktoi një tensione në seancë duke derdhur një shishe me lëng mbi karriget dhe tavolinën, e cila u dyshua se ishte benzinë, por ajo e hodhi poshtë këtë pretendim, duke thënë se ishte thjesht aromatizues.
Veprimi i saj shkaktoi ndërprerjen e seancës për 10 minuta nga kryetarja Elisa Spiropali, për shkak të ankesave nga disa deputetë për aromën e rëndë.
Nga ana tjetër, deputeti Doda ishte ai që në nisje të seancës mblodhi disa karrige para foltores së Kuvendit, dhe më pas tentoi disa herë të ndalonte punimet e Kuvendit.
Ai pati edhe një debat me anëtarë të Gardës, duke u shprehur se një prej kolegëve të Gardës e kishte kërcënuar me jetë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta