“Keni bërë krim”, Spiropali i kthehet Elda Hotit: Dilni jashtë, me ju do merret SPAK
Ka nisur me tensione seanca e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë teksa disa nga deputetët e PD të përjashtuar kanë tentuar të hyjnë në sallën e seancve.
Deputetja e PD Elda Hoti, brenda sallës plenare ka hedhur një material të lëngshëm drejt deputetëve të PS duke bërë që kryetarja Elisa Spiropali ta përjashtojë nga seanca.
Spiropali i ka kërkuar Hotit të dalë jashtë pasi është e përjashtuar, teksa siç tha ka hyrë në kuvend me shishe benzine duke rrezikuar jetën e deputetëve.
“Keni bërë një krim, erdhët me shishe benzine me vete, keni rrezikuar jetën e deputetëve, dilni jashtë, jeni e përjashtuar, me ju do merret Prokuroria dhe SPAK duhet të merret me ju. Garda të verifikojë materialin që kishte me vete zonja Hoti”, tha Spiropali.
Gazetarja e Euronews Albania tha se mendohet që materiali i lëngshëm i hedhur drejt deputetëve të mazhorancës të jetë parfum.
Hoti është mes 24 deputetëve të përjashtuar nga Kuvendi pas incidentit me djegien e karrigeve 2 javë më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona