Vendimi i Gjykatës së Romës, 12 emigrantët lënë kampin e Gjadrit, nisen për Itali

19 Tetor 2024 | 09:09

12 emigrantët të cilët erdhën të mërkurën në Shqipëri, tashmë u kthyen sërish në Itali. Refugjatët u nisën këtë të shtunë me anijen “Guardia costiera” , e cila erdhi në Portin e Shëngjinit rreth orës 8 të mëngjesit.

Gazetarja Ortensa Budlla ka konfirmuar për Euronews Albania se anija me emigrantët është nisur sërish drejt Italisë.

“Janë larguar 12 refugjatët të cilët mbërritën të mërkurën në Shqipëri. Anija “Guardia costiera” mbërriti rreth orës 8 të mëngjesit në portin e Shëngjinit dhe vetëm një orë më pas është bërë e mundur sjellja e emigrantëve nga kampi i Gjadrit në portin e Shëngjinit,  për tu nisur menjëherë drejt Italisë”,-tha gazetarja Ortensa Budlla.

Kujtojmë se ditën e djeshme gjyqtarët e Seksionit të Emigracionit të Gjykatës së Romës kanë vendosur se 12 emigrantët e sjellë në Shqipëri duhet të kthehen në Itali, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga komisionet territoriale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026