12 emigrantët në Gjadër do kthehen në Itali, mbërrin në Shëngjin anija për t’i marrë

19 Tetor 2024 | 08:10

Anija “Guardia costiera” është ajo që do të marre refugjatët  që erdhën të mërkurën në Shqipëri, për ti rikthyer sërish në Itali.

Sipas informacioneve të siguruara nga Euronews Albania anija ka mbërritur e për momentin është ankoruar ne Portin e Shëngjinit.

Kujtojmë se ditën e djeshme gjyqtarët e Seksionit të Emigracionit të Gjykatës së Romës kanë vendosur se 12 emigrantët e sjellë në Shqipëri duhet të kthehen në Itali, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga komisionet territoriale.

Ky vendim paraqet një goditje për planin e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, për të dërguar azilkërkuesit jashtë Italisë.

Gjatë kësaj jave, 16 migrantë që u shpëtuan në Mesdhe dhe u dërguan në Shqipëri përmes një anijeje të marinës italiane, u bënë grupi i parë i njerëzve që u strehuan në qendrën e re në Gjadër, pasi u procesuan në portin e Shëngjinit.

Katër nga ta veçse janë kthyer në Itali për shkaqe shëndetësore apo për shkak se ishin të mitur.

“Refuzimi për të vërtetuar mbajtjen në strukturat dhe zonat shqiptare… ndodh për shkak të pamundësisë për të njohur shtetin e origjinës të personave të ndaluar si shtet të sigurt”, tha kryetarja e gjykatës Luciana Sangiovanni përmes një deklarate, duke shtuar se migrantët “kanë të drejtë të sillen në Itali”.

Ky vendim vlen për 12 migrantët që gjenden në Shqipëri.

Në Shqipëri mund të dërgohen vetëm emigrantët nga një listë prej 22 shtetesh që Italia i ka cilësuar si shtete të sigurta. Egjipti dhe Bangladeshi janë në mesin e këtyre shteteve, por një vendim i fundit për këtë çështje i marrë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë e bën të pamundur që ata të mbahen në Shqipëri, tha gjykata e Romës përmes një njoftimi.

Pas vendimit të gjykatës, ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, tha se do ta apelojnë atë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026