Festa e plisit të bardhë, organizimi me qëllim ruajtjen e identitetit shqiptar

20 Tetor 2024 | 18:36

Të veshur me veshje kombëtare dhe kësula apo plisa në kokë, me qindra pjesëmarrës u mblodhën në bulevardin kryesor të Dibrës së Madhe për të shprehur rëndësinë që ka plisi i bardhë si pjesë e identifikimit kombëtar.

Edhe pse nuk mbahet më në jetën e përditshme shpesh plisi përdoret në ceremoni të ndryshme, duke theksuar rëndësinë e tij në jetën sociale dhe kulturore të shqiptarëve.

“Është një nga simbolet më të vjetra kombëtare dhe qëllimi jonë kryesor është që traditat, veshmbathjet ti kemi të gjithë dhe ti duam dhe jo kulturën dhe jo kulturën e huaj. Për herë të parë në Maqedoninë e veriut kemi arritur të formojmë pleqësinë e plisbardhëve ku është një lloj memarondumi edhe kjo bashkëpunimi për ngritjen e vetëdijes dhe dashurinë e traditave tona kombëtare në këtë Republikë. Bashkimi kombëtar nuk bëhet vetëm me luftë. Bashkimi kombëtar bëhet me bashkimin shpirtëror.”

“Gjenerata e re është pak më moderne, veshur me një stil proevropian edhe kësula si plis mbahet te shtëpia por te koka jo. Është një mangësi po kjo është e vërteta.”

“Ndjej shumë patriotizëm brenda meje dhe e ndjej që është e gjakut tim. Nuk ka shumë të rinj që e mbajnë plisin por gjithmonë gjyshërit tanë ka shumë që e mbajnë.”

“Në këtë ditë mesazhi është që sa më tepër nëpër shtëpia, nëpër raste të mbahet një kësulë ta keni në shtëpi. E kanë mbajtur gjyshërit, katragjyshërit tanë dhe duhet ta mbajmë edhe ne.”

“Kohët e fundit kemi filluar me marr tradita prej popujve të huaj dhe i harrojmë tonat e kështu që duhet që çdo herë në manifestim tonin që na përket neve në traditat tona që ta mbajmë veshjen tonë.”

Pjesëmarrësit kërkuan ruajtjen dhe mbrojtjen të kulturës dhe traditës së vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026