Gjoba deri në 40 mijë euro, Mali i Zi nga sot ndalon përdorimin e qeseve plastike

20 Tetor 2024 | 14:54

Që nga sot, qeset plastike dhe plastika njëpërdorimshe janë të ndaluara për përdorim në Mal të Zi, në përputhje me Ligjin për menaxhimin e mbeturinave.

Për mosrespektim të asaj dispozite ligjore parashikohen gjoba prej 1000 nga 40000 euro.

Ligji për Menaxhimin e Mbetjeve ka hyrë në fuqi më 20 Prill dhe zbatimi i dispozitave të tij individuale, përfshirë ato që kanë të bëjnë me qeset plastike dhe plastika njëpërdorimshe, është planifikuar për gjashtë muaj nga data e hyrjes në fuqi, sipas agjencisë MINA.

Sipas ligjit, ndalohet përdorimi i qeseve plastike transportuese të lehta, me trashësi nga 15 deri në 50 mikron, në pikat e shitjes së mallrave ose produkteve.

Për çanta me trashësi më shumë se 50 mikron, paguhet një tarifë prej 0,03 euro.

Përveç qeseve plastike, janë të ndaluara edhe enët plastike dhe kuti të caktuara të paketimit të ushqimeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026