Helikopteri përplaset me kullën e transmetimit në Hjuston, disa të vdekur
Disa njerëz, duke përfshirë një fëmijë, u vranë kur një helikopter u përplas me një shtyllë transmetuese në Distriktin e Dytë të Hjustonit, Teksas mbrëmë, duke shkaktuar një shpërthim dhe shembje të strukturës, tha kryetari i bashkisë së Hjustonit, John Whitemire.
“Aksidenti ndodhi pranë kryqëzimit të rrugëve Engelke dhe North Ennis rreth orës 20:00 me orën lokale, duke shkaktuar një shpërthim të madh dhe shumë të zhurmshëm”, tha Whitemire në një konferencë për shtyp mbrëmë, sipas CNN.
Zyrtarët nuk specifikuan se sa njerëz vdiqën, por sipas shefit të policisë së Houston, Noah Diaz, katër persona ishin në një helikopter privat Robinson R44.
Kryebashkiaku tha se helikopteri u ngrit nga Aeroporti Ellington, i cili ndodhet rreth 27 kilometra në jug të vendit të rrëzimit, por destinacioni nuk dihet për momentin.
“Kjo është një ngjarje tragjike dhe një humbje tragjike e jetës”, tha shefi i policisë së Houston, Diaz, dhe kryebashkiaku Whitemire konfirmoi se njerëzit që jetonin pranë vendit të përplasjes ishin të sigurt.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë