E veja e Navalny: Do të bëhem presidente e Rusisë kur Putin të largohet

21 Tetor 2024 | 11:52

Yulia Navalny, gruaja e disidentit të ndjerë rus dhe liderit të opozitës Alexei Navalny, ka konfirmuar se synon të bëhet presidente e Rusisë “kur Putini të mos jetë më në pushtet”, raportojnë mediat britanike.

Në një intervistë për BBC, Navalnya tha se këtë, si dhe shumë vendime të tjera, ajo e mori me bashkëshortin e saj Alexei dhe konfirmoi se ishte në dijeni të pretendimeve se ajo kërcënohet me arrest në Rusi nëse kthehet ndërsa presidenti Putin është ende në pushtet, sepse akuzohet për ekstremizëm.

Burri i saj, kritiku më i zëshëm i Putinit, u dënua me 19 vjet burg për ekstremizëm, por akuzat u konsideruan të motivuara politikisht. Alexei Navalny vdiq në shkurt të këtij viti në një koloni penale në veriun e largët të Rusisë, në Rrethin Arktik.

Me atë rast, presidenti amerikan Joe Biden tha se “nuk ka dyshim” se Putin është përgjegjës për vdekjen e Navalny, por Moska zyrtare mohon që Navalny të jetë vrarë.

Yulia Navalnya theksoi edhe një herë se nuk do të heqë dorë nga planet e saj për të vazhduar luftën për demokracinë në Rusi të udhëhequr nga bashkëshorti i saj i ndjerë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026