35 mld euro për Ukrainën, Parlamenti Evropian aprovon ndihmën, pro edhe ekstremistët

22 Tetor 2024 | 18:36

Parlamenti Evropian mbështeti me shumicë dërrmuese nismën e rëndësishme për të lëvruar huanë prej 35 miliardë eurosh për Ukrainën, duke përdorur astetet e bllokuara të Bankës Qendrore të Rusisë si garanci për shlyerjen.

Plani kaloi me 518 vota pro, 56 kundër dhe 61 abstenim. Ligjvënësit e mbledhur në Strasburg ranë dakord të mos parashtronin amendamente me qëllim përshpejtimin e aprovimit përfundimtar në Këshill, ku ndihma ka marrë paraprakisht një dritë të gjelbër.

“Ky është një moment historik. Ne po dërgojmë mesazhin e fortë se po përdorim përfitimet nga asetet e ngrira ruse për Ukrainën dhe Rusia, si një agresor, duhet të paguajë për shkatërrimin”, deklaroi kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Huaja e propozuar mori mbështetjen edhe të shumë ligjvënësve të së djathtës ekstreme që zakonisht është e prirur për të kundërshtuar asistencën ushtarake dhe financiare për Ukrainën.

Mbi 20 euro-deputetë të grupit ekstremist Patriotët për Evropën votuan në favor të ndihmës, ndërsa rreth 40 të tjerë, përfshirë kryetarin Jordan Bardella, zgjodhën të abstenonin.

Bardella u takua me Zelenskyn javën e kaluar, kur presidenti ukrainas vizitoi selinë e Parlamentit Evropian.

Ndërkohë, vetëm 7 ekstremistë të tjerë votuan kundër draftit.

Shifrat tregojnë një kontrast modest krahasuar me rezolutën në mbështetje të Ukrainës që Patriotët rrëzuan në korrik.

Megjithatë, grupi Evropa e Kombeve Sovrane, më radikali në Parlamentin Evropian, riafirmoi qëndrimin e tij armiqësor dhe në unison votoi kundër ndihmës.

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026