SHBA, Balla merr “Çelësin e qytetit” në New Jersey

22 Tetor 2024 | 20:08

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe Drejtues i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me Kryetaren e Bashkisë së Fairview Violeta Berisha në New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Berisha, është e para shqiptare e zgjedhur në një detyrë publike kaq të rëndësishme.

Gjatë vizitës në SHBA ministri Balla është nderuar me “Çelësin e qytetit” dhe certifikatën e mirënjohjes në New Jersey.

“Shumë i nderuar për Çelësin e Qytetit dhe Certifikatën e Mirënjohjes nga Kryetari i Qarkut Bergen, ku jeton një komunitet i madh shqiptarësh nga të gjitha trojet, të cilët shkëlqejnë me aktivitetin e tyre në çdo fushë”, tha Balla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026