PD proteston në Parlamentin Europian, Korreshi: Eurodeputetët u sensibilizuan me ne

23 Tetor 2024 | 12:45

Një grup prej rreth 30 deputetësh të Partisë Demokratike kanë protestuar këtë të mërkurë jashtë ambienteve të Parlamentit Europian, ndërkohë që disa kolegë të tyre vijuan takimet zyrtare me eurodeputetët.

Deputeti Saimir Korreshi tha në një lidhje direkte për Euronews Albania se në këto takime ata synojnë të tregojnë panoramën në të cilën ndodhet opozita dhe Shqipëria, se si liderët e opozitës janë burgosur dhe problemet e zgjedhjeve të lira e të tjera.

Sipas tij, është e rëndësishme që eurodeputetët të informohen për këto situata sepse sipas tij ata nuk kanë mjaftueshëm informacione për këto situata

“E para në kanalet e tyre ka mungesë totale informacioni. Problematikat e opozitës nuk përcillen në kanalet zyrtare në Shqipëri nuk janë përcjellë në Parlamentin Europian. Gjithashtu në PE ka euro-deputet të rinj të cilët nuk e dinë situatën faktike në të cilën ndodhet shqipëria dhe duhet një panormaë e qartë e situatës në vendin tonë. Në këto kushte një panoramë e qartë e bërë nga ana jonë, ka rritur sensibilitetin shumë ndjeshëm në PE”,-tha Korreshi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026