Nën hetim për korrupsion, jep dorëheqjen prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës

23 Tetor 2024 | 14:41

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, ka dhënë dorëheqje mes hetimeve që gjetën se dhjetëra zyrtarë qeveritarë kishin shmangur shërbimin ushtarak, duke kërkuar që të marrin përfitime për aftësi të kufizuara.

Mobilizimi është një çështje shumë e ndjeshme në Ukrainë, pasi numri i ushtarëve të këtij shteti është varfëruar, teksa lufta e nisur nga Rusia kundër Ukrainës po vazhdon që dy vjet e gjysmë.

Kostin njoftoi për dorëheqjen e tij më 22 tetor përmes Telegramit, pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, ku mori pjesë presidenti Volodymyr Zelensky, i cili tha se Kostin “duhet të marrë përgjegjësi” për situatën e krijuar.

“Mendoj se qëndrimi i presidentit Zelensky është absolutisht i drejtë… dhe po ashtu mendoj se është korrekte që të njoftoj për dorëheqjen time si prokuror i Përgjithshëm”, tha Kostin përmes Telegramit.

Më herët gjatë këtij muaji, hetuesit gjetën se një numër i prokurorëve publikë në rajonin perëndimor të Kmelintskit jashtëligjshëm kishin marrë dokumente për të dëshmuar në mënyrë të rreme se kishin aftësi të kufizuara, në mënyrë që të merrnin përfitime nga shteti.

Pak pas dorëheqjes së Kostinit, kryeministri Denis Shmyhal, njoftoi për shkarkimin e disa zyrtarëve të lartë që mbikëqyrin shërbimet, dhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë që koordinojnë aktivitetet me komisionet lokale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026