Austin: Do t’i ofrojmë Ukrainës gjithçka i nevojitet në luftën përballë Rusisë
Shtetet e Bashkuara “do t’i mundësojnë Ukrainës gjithçka që i nevojitet” për të vazhduar luftën e saj 32-mujore me Rusinë, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin gjatë një vizite në Kiev të hënën.
Por ai nuk dha asnjë sinjal se Shtetet e Bashkuara do të pranonin kërkesën e Ukrainës për t’u anëtarësuar menjëherë në NATO ose për të lejuar që forcat e Kievit të nisin sulme me raketa më në thellësi në Rusi.
Sekretari Austin tha se Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës atë që i duhet “për të luftuar për mbijetesën dhe sigurinë e saj”, duke theksuar se është tejet e rëndësishme që aleatët perëndimorë të ndalin agresionin e Rusisë.
Ai vuri në dukje se Shtetetet e Bashkuara i kanë dhënë më shumë se 58 miliardë dollarë ndihmë sigurie Ukrainës që nga sulmi në shkallë të gjerë i Rusisë në shkurt 2022 dhe se aleatët perëndimorë kanë kontribuar me 51 miliardë dollarë të tjerë në armatime.
Por ai nuk e përmendi”planin e fitores” të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, në të cillin bëhet thirrje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO ose që Kievi të lejohet të përdorë raketa me rreze më të gjatë veprimi të furnizuara nga Perëndimi për të goditur objektivat ushtarake në thellësi të territorit rus.
Shtetet e Bashkuara druhen se goditja e objektivave më në thellësi në Rusi do të rriste rrezikun e një konflikti të drejtpërdrejtë SHBA-Rusi.
Sekretari se Austin tha se nuk ka ndonjë armë magjike apo një sistem të vetëm, që do t’i jepte fund menjëherë sulmit të (presidentit rus Vladimir) Putin”.
“Mos u gaboni. Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë luftë me Rusinë”,-shtoi ai.
“Ajo që ka rëndësi është mënyra se si lufton Ukraina”, i tha Sekretari Austin personelit diplomatik dhe ushtarak. “Ajo që ka rëndësi janë rezultatet e aftësive tuaja ushtarake. Dhe ajo që ka rëndësi është të përqëndroheni tek ato mënyra që japin rezultat”.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin njoftoi për një ndihmë të re në armatime me vlerë prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, gjatë vizitës në Kiev, në shenjë solidariteti vetëm dy javë përpara zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së që po ngjallin pasiguri mbi të ardhmen e mbështetjes perëndimore.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij