SHBA konfirmon lëvizjen e Koresë së Veriut në Rusi, Kievi: Në luftë nga 1 nëntori
Uashingtoni zyrtar ka prova se trupat koreano-veriore janë të pranishme në Rusi. Ka qenë sekretari i Mbrojtjes, Lloid Ostin që e ka bërë deklaratën.
“Kemi prova se trupat e Koresë së Veriut ndodhen në Rusi. Çfarë po bëjnë atje? Kjo mbetet për t’u parë. Janë gjëra që duhet t’i zbulojmë”, ka thënë Ostin.
Komentet e tij përbëjnë konfirmimin e parë publik nga Uashingtoni të denoncimeve të bëra më herët nga Ukraina dhe Koreja e Jugut.
Disa orë më parë, shefi i shërbimit sekret ushtarak të Ukrainës, Kirilo Budanov tha se njësitë e para koreano-veriore do të mbërrijnë në rajonin rus të Kurskut këtë të mërkurë, për të ndihmuar trupat vendase që t’i bëjnë rezistencë inkursionit ukrainas.
Më herët gjatë tetorit, Budanov kishte bërë të ditur se grupi i parë do të konsistonte në 2.600 ushtarë nga rreth 11 mijë trupa koreano-veriore që do të mbërrijnë në Rusi, të cilat do të jenë gati të angazhohen në konflikt nga data 1 nëntor.
Ndërsa presidenti Zelensky deklaroi se dy brigada koreano-veriore me një personel prej 6 mijë trupash po i nënshtrohen stërvitjes në Rusi. Sipas tij, disa oficerë të dërguar nga Peniani ndodhen tashmë në territoret e pushtuara të Ukrainës.
Ndërkohë, Koreja e Jugut po shqyrton mundësinë e dërgimit të një grupi ushtarësh nga njësitë e inteligjencës në Ukrainë, pas të dhënave për përfshirjen në konflikt të fqinjit të saj.
Sipas agjencisë lokale të lajmeve “Jonhap”, trupat koreano-jugore do të mund të analizojnë taktikat ushtarake të Penianit dhe kapacitetet luftarake të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Pretendohet se mori marrëveshjen me SHBA-në, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt dhe referimin në SPAK
- 14:54 Sulm me thikë në Paris, plagosen rëndë tre gra! Arrestohet autori
- 14:42 Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë. Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:15 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë