Britani| Zbulohen një grumbull monedhash me vlerë 4.3 milionë £, të para 1000 viteve
Një grumbull monedhash argjendi të epokës normane, të zbuluara pesë vjet më parë në Anglinë jugperëndimore, është bërë thesari më i vlefshëm i gjetur ndonjëherë i Britanisë , pasi u ble për 4.3 milionë £.
Për grupin e shtatë arkeologëve që zbuluan 2584 qindarka argjendi në zonën Chew Valley, rreth 11 milje në jug të qytetit të Bristolit, kjo shënon një fitim të papritur pasi ata do të marrin gjysmën e kësaj shume.
Pronari i tokës në pronën e të cilit janë gjetur monedhat do të marrë gjysmën tjetër.
Sipas South West Heritage Trust, organi që i bleu ato, monedhat datojnë rreth viteve 1066-1068, duke përfshirë një nga periudhat më të trazuara në historinë angleze pasi vendi u pushtua me sukses për herë të fundit gjatë Pushtimit Norman.
Monedhat tani do të shfaqen në Muzeun Britanik në Londër nga 26 nëntori, përpara se të kthehen në muzetë në Anglinë jugperëndimore.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh