Anglia zyrtarizon Tuchel, gjermani bëhet i huaji i 3-të pas Ericsson dhe Capello-s
Thomas Tuchel është trajneri i ri i 3 Luanëve. Federata angleze dhe trajneri gjerman ranë dakord dhe dita e parë e punës do të jetë 1 Janari i vitit të ardhshëm në prag të eliminatoreve për botërorin e vitit 2026.
Kohëzgjatja e kontratës është 18 muaj dhe asistenti i Tuchel do të jetë vendasi Anthony Barry me të cilin gjermani punoi te Chelsea dhe Bayern.
Kjo është aventura e parë në drejtimin e një kombëtareje për Tuchel që karrierën e nisi te Mainz 05 përpara kalimit te Borussia Dortmund ku ai fitoi Kupën e Gjermanisë. Puna e tij nuk mbeti jashtë vëmendjes dhe Paris SG i besoi stolin dhe Tuchel nuk zhgënjeu duke fituar të 3 trofetë në Francë, kampionatin dhe dy Kupat atje.
Më pas u transferua në Angli, në kryes të Chelsea-t arriti rezultatetin më të lartë, fitoi UCL, Superkupën e Evropës dhe Botërorin e klubeve. Kthimi në Gjermani rezervoi stolin e Bayern ku në 15 muaj fitoi Bundesliga’n përpara se të shkarkohej 1 vit përpara fundit të kontratës. Bavarezët i kanë premtuar se punëdhënësi i ri nuk do të paguajë komision për ta liruar nga kontrata me ta. Në shenjë vlerësimi për atë çka ai bëri në Mynih.
Në karrierën e tij ai ka drejtuar në 651 ndeshje duke fituar 351 prej tyre dhe bëhet traineri i 3 i huaj në stolin e 3 Luanëve, pas të ndjerit Sven Goran Erikson në vitet 2001-2006 dhe Fabio Capello’s në vitet 2008-2012.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid