“Shfuqizoni ligjet me porosi”, Nisma Thurje: Anuloni aktet që favorizojnë oligarkët
Tre ditë pas arrestimit të Ilir Metës dhe daljes së detajeve nga dosja e tij, Nisma Thurje ka bërë thirrje që ligjet të cilat janë bërë me porosi dhe që për të cilat ka njerëz që po hetohen duhet të shfuqizohen menjëherë.
Sipas Endri Shabanit, në kohën që Parlamenti refuzonte nisma që shkonin aty me firmat e qytetarëve, kalonte ligje sipas interesave të njerëzve të pasur.
“SPAK-u na tha që ligji për minierat dhe burimet minerale është një ligj që është shkëmbyer me një vilë. Pra ky ligj minimumi që duhët të bëhet sot, prandaj ne ju bëjmë thirrje atyre deputetëve që nuk e kanë blerë votën që të zhbëjnë këtë ligj për të ulur impaktin e grupeve kriminale dhe oligarkëve në legjislacionin shqiptar”, tha Shabani.
Ndërsa, Pano Soko deklaroi se ka ardhur koha që në Parlament të kalojnë ligje të cilat garantojnë një shpërndarje më të mirë të përfitimeve që vijnë nga rritja ekonomike.
“Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë që të jenë zhbëhen këto ligje që kur të rritet me 100 lekë ekonomia, këto të 100 ti gëzojë edhe pensionisti, edhe ai që punon, edhe ai invalidi. Të gëzojmë të gjithë si shoqëri. Jo kur fiton shteti 10 pula, 9 të na i hanë këta, 1 e ndajmë ne 2 milionë e gjysëm”, tha Soko.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta