‘Shqipëria bëhet’ e ‘Nisma thurje’ padi në kushtetuese për listat, çfarë kërkojnë

16 Shtator 2024 | 12:00

Pas Enkelejd Alibeajt dhe Dashamir Shehit, këtë të hënë ishin përfaqësuesit e dy partive të tjera, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani që depozituan në gjykatën kushtetuese padinë e dytë për të shfuqizuar ndryshimet e votuara në korrik nga parlamenti në kodin zgjedhor për listën e kandidatëve për deputet ku 1/3 e listës është e mbyllur ndërsa 2/3 e hapur.

Shabani theksoi se ndryshimet e miratuara i heqin të drejtën shqiptarëve për të votuar kandidatin dhe alternativën preferuese, duke u imponuar emrat e kandidatëve në listat e mbyllura.

“Edi Rama dhe Sali Berisha mendojnë se vetëm ata të dy  e kanë të drejtën të zgjedhin deputetët, ne mendojmë se kjo është e drejtë e shqiptarëve, përmes listave të hapura. Ata s’mund të na imponojnë ne që të hyjmë në zgjedhje me listat e mbyllura. Në 2021, shqiptarët e ushtruan të drejtën e tyre për të votuar preferencën e tyre. Këta duan që t’ia heqin këtë të drejtë. Mendojmë se kushtetuesja do i shfuqizojë këto ndryshime, është betejë për Kushtetutën e Shqipërisë. Ata u bënë prapë bashkë, njësoj si në 2008 për të rikthyer sistemin e 2008.

Ne po ja adresojmë Gjykatës Kushtetuese këto ndryshime, për ti shfuqizuar për disa arsye, por në thelb, kush e ka pushtetin për të zgjedhur deputetet. Rama dhe Berisha mendojnë se këtë të drejtë e kanë ata të dy. Ne besojmë që kjo është e drejtë kushtetuese e shqiptarëve. E dyta është imponim që i bëjnë jo vetëm votuesve të vetë, por edhe votuesve të Nismës Thurje apo Shqipëria Bëhet. Ata detyrojnë çdo subjekt që të futen me lista të mbyllura. Besojmë që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë këto ndryshime”, tha Shabani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026