Endri Shabani për listat zgjedhore: Nuk ka reformë, ka rikthim të 2008-ës

26 Korrik 2024 | 17:46

Kreu i nismës “Thurje”, Endri Shabani komentoi në Euronews Now një prej ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, ndarjen e listave zgjedhore në dy pjesë.

Shabani e ka etiketuar këtë ndarje si një kopje e ndryshimeve të legjislacionit për zgjedhjet në vitin 2008.

“Nuk ka reformë, ka 2008 2.0, pra një vazhdimësi e 2008-ës. Praktikisht Edi Rama dhe Sali Berisha u bënë bashkë për t’i hequr qytetarëve shqiptar të drejtë për të zgjedhur. Edhe kësaj radhe ja heqin pushtetin qytetarëve dhe ja kalojnë vetes.” -tha ai.

I pyetur për efektin që kjondarje e listave ka tek partitë e vogla, Shabani tha se është një mundësi për të afruar rreth vatrës së tyre të rinj të angazhuar, të cilëve ju është”mbyllur” shtegu drejt kandidimit në partitë e vjetra.

“Ka më shumë hapërisë sot për partitë e reja nga sa ka pasur, sepse i është mbyllur hapësira partive të vjetra. Asnjë i ri nuk mund t’ju afrohet më këtyre partive, pasi praktikisht do futen të zgjedhurit e kryetarit. Kështu krijohet mundësia që të futen në lëvizjet reja dhe të angazhohen aty. Qytetari do shkoj të votojë, por do votojë për ata 100 të parët, të emëruarit e partive.” -u shpreh Shabani.

Ngërçi sipas tij është fakti që çdo parti do detyrohet që të çojë dy lista, një prej të cilave e mbyllur dhe për këtë edhe nisma që ai  përfaqëson do detyrohet të bëj një lloj ndarje mes anëtarëve në procesin e renditjes në listat zgjedhore.

Këtë vendim që është quajtur si një marrëveshje mes dy partive Ps dhe PD, kreu i nismës “Thurje” u zotua se do ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese, për rrëzimin e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026