Bardhi: Edhe ata që do vijnë nga 2/3 e listave do i binden kryetarit
Depueti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka komentuar akuzat lidhur me ndryshimin për listat zgjedhore.
Në fjalën e tij, në seancën parlamentare, Bardhi thotë se edhe pse sistemi mazhoritar parimisht është shumë efektiv, sërish kandidatët i zgjedh kryetari.
“Ai që kërkon lista të hapura sipas Gjykatës Kushtetuese ose është budalla ose gënjen. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vetëm numerikisht herësin e vendosur në ndryshimet e vitit 2020. Ne sot diskutojmë që vendimi i 2020 nuk ishte i mirë. Dikush tjetër thotë që kandidatët do t’i caktojë kryetari. Ku ka sistem më të pastër sesa sistemi mazhoritar. Edhe aty i cakton kryesia ose kryetar. Mund të jetë ai sistemi më i mirë, po mund të ketë edhe më të mirë. Jepni ide se në Kuvend na ka ardhur vetëm një propozim.” -u shpreh ai.
Sipas Bardhit, edhe ai propozim që është sjellë pranon si mekanizëm ndarjen e listave. Kjo ndarje nuk duhet të gjykohet në këndvështrimin e tij sepse vetëm tre deputetë kanë ardhur në parlament nga thyerja e herësit, kurse pjesa tjetër si zgjedhje e kryetarit të partisë, si produkt i listave të mbyllura.
“40 depuetë që do vijnë nga votat preferenciale, të ndarë nëpër partitë përkatëse, është numri i rëndësishëm për të diktuar qeverisjen e vendit. Do i shikojmë edhe ata si do votojnë kur të vijnë, do votojnë sipas disiplinës së kryetarit apo për çdo votim do shkojnë tek zona që i ka votuar, do pyesin qytetarët dhe do i dalin kundër kryeministrit. Do jemi këtu dhe do e shikojmë.” -tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë