“Kodi zgjedhor duhet të prekë financimet e partive”, Shehaj: Janë elefanti në dhomë
Kuvendi vijon diskutimet lidhur me ndryshime në Kodin Zgjedhor, pas draftit të dakordësuar mes PD-së dhe PS-së. Deputeti Agron Shehaj tha gjatë fjalës së tij se ndryshimet e vërteta në Kodin Zgjedhor duhet të preknin financimin e partive politike.
Ai tha se në të vërtetë janë paratë “elefanti në dhomë” pasi me anë të tyre, sipas Shehaj, mazhoranca arrin të ndikojë te votuesit në terren e të bëjë të pamundur rotacionin politik.
“Korrupsioni, kapja e ekonomisë dhe paratë e vjedhura, janë problemi i demokracisë shqiptare, janë pengesa e rotacionit politik dhe arsyeja se përse 100 mijë shqiptarë në vit ikin. Ndaj ndryshimet e vërteta në kodin zgjedhor duhet të preknin financimin e partive politike, për të vendosur një kufi shpenzimesh për të rritur transparencën dhe për të krijuar kushte minimale për të gjitha partitë në garë. Për ta thënë troç, elefanti në dhomë janë paratë e korrupsionit të qeverisë që pengojnë rotacionin politik. Ky është thelbi.
Në asnjë pikë të ndryshimeve të godit zgjedhor nuk është prekur kjo çështje. Me paratë e korrupsionit blihen mediat, ndikojnë votuesit në terren, përjashtojnë partitë opozitare nga prezenca mediatike bëhen fushata denigruese ndaj kundërshtarëve politik e në thelb vritet demokracia në Shqipëri. Kjo mazhorancë nuk është e pamposhtur se është e ndershme apo se punon për njerëzit, por sepse me paratë që ka vjedhur dhe me kapjen totale të ekonomisë, mund të fitojë kushdo. Cila është zgjidhje? Unë besoj se ka një zgjidhje, ajo është të dëgjosh qytetarët dhe ata duan një qeveri të pa korruptuar, duan një kryeministër të pa korruptuar”,tha Shehaj.
LEXONI GJITHASHTU:
U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 18:35 Turqia prezanton vizionin strategjik për teknologjitë kuantike në mbrojtje
- 18:30 Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia kundër Iranit
- 18:25 Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
- 18:18 BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 18:14 Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike