Lulzim Basha fushatë në nëntë qytete: Rama po ndjen humbjen
Në pjesën e parë të ditës, ai ishte në jug ku bëri thirrje për bashkim kundër qeverisjes 8-vjeçare të Edi Ramës.
Gara për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit po bëhet edhe më fortë. Kur duhen edhe 7 ditë nga mbajtja e tyre, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka intensifikuar takimet elektorale duke u ndalur në 9 qytete brenda një ditë. Kryedemokrati ftoi qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit, duke votuar programin e Partisë Demokratike.
Plani ynë i punës do të bëjë të mundur zhvillimin ekonomik, punësimin, pagat, mbështetjen e fermerit shqiptar, që të jetë edhe ai kryelartë dhe po kaq i mëkëmbur nga ana financiare, sa vëllezërit e tyre në Kosovë, por që ndryshimi të bëhet i mundur, këtë e keni në dorë ju.
Duke u ndalur te ftesa që kryeministri Edi Rama i ka bërë gjatë këtyre, ditëve, Basha e konsideroi si lutjen e njeriut që nuk ka shpresë te fitorja.
“Humbjen e ka ndjerë dhe Edi Rama, i cili tani po kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes së aleancës tonë, por a mundet të ketë ndryshim Shqipëria, pa larguar Edi Ramën dhe Shërbëtorët e tij”.
Simpatizantë të PD-së kanë pritur me thirrjet “Shqipëria Fiton” dhe “Rama Ik”, kreun e demokratëve, ndërsa ky i fundit u zotua sërish se ora e Shqipërisë në BE do të jetë më e afërt me të kryeministër.
Lexoni gjithashtu:
“Duhet të largohet”, Basha i mbyll derën ftesës së Ramës për bashkëqeverisje
Basha marrëveshje me fasonët: Pas 25 prillit do të keni mbështetjen e shtetit dhe ulje taksash
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta