Turqia godet 47 objektiva të dyshuar të PKK-së pas sulmit terrorist në Ankara
Forcat turke goditën 47 vende të lidhura me grupin militant kurd, Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), në Irak dhe Siri.
Sipas AP, 29 lokacione u goditën në Irak dhe 18 në Siri, dhe sulmet ndaj objektivave të PKK-së, të cilat Ankaraja i cilësoi si organizatë terroriste, pasuan sulmin terrorist në Ankara në objektet e Industrisë së Aviacionit Turk (TAI), në të cilin pesë persona u vranë dhe 22 u plagosën.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ky sulm terrorist forcoi vendosmërinë e Ankarasë për të eliminuar terrorizmin.
Autorët e sulmit në Ankara janë ndoshta anëtarë të PKK-së, tha më herët Ministri i Brendshëm Ali Jerlikaya.
Dy terroristët që kryen sulmin, njëra prej të cilëve grua, u eliminuan, njoftoi Jerlikaya.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)