“Kaluan vijat e kuqe”- Blushi: Horrat që kanë futur në burg, mos të provokojnë Metën
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, mori pjesë këtë të premte në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku u ndal dhe te arrestimi i Ilir Metës.
Blushi përshëndeti kreun e PL, për të cilin tha se po ndiqte protestën.
Ai e cilësoi ndalimin e ish-presidentit si një shkelje të rëndë të drejtave të njeriut dhe një tentativë për të ndaluar zërin e opozitës.
Blushi shtoi se arrestimi i Metës është një sinjal i qartë se pushteti po përdor mjetet e tij për të shkaktuar frikë dhe për të përndjekur ata që guxojnë të kritikojnë qeverinë.
Sekretari i PL bëri thirrje për unitet dhe organizim nga ana e qytetarëve për të kundërshtuar këtë situatë dhe për të mbrojtur demokracinë në vend.
Blushi: Një përshëndetje për Presidentin e Partisë Libertate, që po na ndjek. Rrëmbimi i Presidentit nga kjo bandë terroriste është një kapitullim pa kushte i reformës në drejtësi. Është e qartë se arrestimet politike udhëhiqen nga Edi Rama. Burgosja politike e Presidentit të PL dhe e liderit të PD është bërë pa asnjë fakt, provë ose dëshmi.
Më e rëndë është ironia që këto akuza për krime janë ngritur mbi veprime që ka kryer vetë Edi Rama. Tani, vijat e kuqe janë kaluar dhe është koha për veprim. Është momenti për t’u organizuar më shumë se kurrë. I bëj thirrje atyre horrave që i kanë futur në burg për të provokuar Ilir Metën: mos na provokoni, sepse jemi të gatshëm t’u japim një përgjigje si shqiptarë. Dhe e dini mirë se si iu përgjigjen armiqve të këtij vendi.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan