Traumat dentare tek fëmijët, stomatologia: Mund të sjellin probleme në moshë madhore

25 Tetor 2024 | 16:32
Traumat dentare dhe të nofullave janë shumë të shprehura tek fëmijët.
Sipas mjekëve stomatologë, lëndimet që ndodhin gjatë lojrave, aktiviteteve sportive, apo aksidenteve me biçikletë dhe skuter mund të sjellin pasoja serioze, disa prej të cilave evidentohen menjëherë.

“Mund të kemi një frakturë të lehtë ose dëmtime të dhëmbëve në nofullën e poshtme, përfshirë lëvizshmëri të dhëmbëve apo thyerje të strukturës së kurorës,” thotë stomatologia Merita Bardhoshi.

Megjithatë, pas çdo traume të dukshme mund të fshihet një dëmtim që shfaqet vite më vonë. Këto dëmtime nuk prekin vetëm aspektin estetik.

“Me kalimin e viteve, këto dëmtime mund të shfaqen si probleme funksionale të sistemit dhëmbor dhe të nofullave, duke ndikuar në të folur dhe në ushqyerjen e pacientit,” shton ajo.

Mjekët theksojnë se janë të shumtë ata të rritur që mësojnë se kanë probleme dentare si pasojë e një traume të pa vlerësuar në fëmijëri, prandaj ata këshillojnë që çdo traumë tek fëmijët të marrë vëmendjen e duhur.

“Fillimisht trajtohet urgjenca e traumës, dhe më pas, çdo 6 muaj bëhen kontrolle të rregullta te dentisti deri sa fëmija të jetë jashtë rrezikut,” shpjegon Bardhoshi.

Kapja në kohë e çdo dëmtimi, sipas ekspertëve, do të ndihmojë në parandalimin e problemeve që ndonjëherë kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale për t’u korrigjuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026