“Strategji e suksesshme”- Beçi: Si SPAK peshkoi Jurgis Çyrbjan dhe e hodhi në grackë

26 Tetor 2024 | 21:05

Ish-prokurori Eurgen Beçi ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin ReviewEuronews Albania, ku foli në lidhje me rastin e arrestimit të ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Beçi shpjegoi mënyrën se si Prokuroria e Posaçme peshkoi Çyrbjan, duke e pyetur fillimisht vetëm për një kallëzim të bërë për shpërdorim detyre gjatë kohës kur ai ishte drejtues i Kadastrës së Durrësit.

Kjo bëri që deputeti të jepte dorëheqjen për të shpallur moskompetencën nga SPAK dhe për t’u hetuar nga Prokuroria e Durrësit. Por sipas Beçit, në momentin e fundit, prokuroria i njoftoi se ai ishte nën hetim dhe për përgjimet e platformës SKY, ku rezultonte se kishte dekonspiruar aksionet e policisë dhe kishte informuar krerët e bandave kriminale në Durrës.

“Ajo ishte një strategji që Prokuroria e Posaçme e trajtoi shumë mirë dhe arriti të ketë sukses në ‘peshkimin’ e personit në fjalë. Prokuroria e thirri këtë person dhe e pyeti vetëm për veprimtarinë e tij si ish-punonjës i Kadastrës në Durrës. Ai mendoi se bëhej fjalë vetëm për një rast të shpërdorimit të detyrës. Konsultat me ligjin dhe me avokatin e tij mund ta kenë çuar në përfundimin se, duke dhënë dorëheqjen, nuk do të gjykohej më nga SPAK-u, por nga Prokuroria e Durrësit. Por gaboi në këtë llogaritje, pasi Prokuroria e Posaçme e ‘peshkoi’. Pas dorëheqjes, SPAK i tha se kishte ‘harruar’ ta pyeste për SKY ECC. Pra, kjo ishte një strategji e suksesshme e SPAK,” tha Beçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026