“Nuk nisi si takim miqësor”- Karamuço: Debati mes Dumanit dhe Prodës për Metën

26 Tetor 2024 | 21:36

Temë e diskutimit në emisionin Review në Euronews Albania ishte puna e Prokurorisë së Posaçme dhe arrestimi i zyrtarëve të lartë shtetërorë, përfshirë ish-presidentin Ilir Meta.

I ftuar në studio, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, zbuloi detaje nga takimi mes kreut të SPAK, Altin Dumani, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, një ditë pas arrestimit të ish-presidentit.

Sipas Karamuços, takimi nuk ka qenë miqësor në fillim, pasi Dumani nuk ka qenë dakord me mënyrën e arrestimit të Metës. Ndërkohë, nga ana tjetër, kryepolici i është kundërpërgjigjur duke kërkuar pjesëmarrjen e agjentëve të BKH-së në arrestime, për t’i instruktuar në lidhje me mënyrën e zbatimit të urdhër-arresteve.

“Ky takim nuk ka filluar shumë miqësor, por ka përfunduar si i tillë. Duhet të dini diçka: për arrestimin e zotit Meta, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme e pa nga televizori dhe nuk i erdhi mirë. E pa aty dhe nuk i pëlqeu mënyra si ishte menaxhuar, dhe për këtë është thirrur në takim drejtuesi i Policisë së Shtetit. Sepse edhe në njoftimin për shtyp që kanë bërë më vonë, kanë thënë që BKH-ja nuk ka qenë pjesë. Kjo ishte një mënyrë për të treguar se nuk na pëlqen.

Nga ana tjetër, zoti Proda i është kundërpërgjigjur dhe i ka thënë se ekzekutimi është detyrë e jona; nëse prokuroria ka diçka për të shtuar, le të vijë dhe të mbikëqyrë, të japë standardet dhe ne i zbatojmë. Pastaj kanë rënë dakord për mënyrën e zbatimit të vendimeve të ardhshme, të cilat po diskutohen dhe janë në radhë për t’u zbatuar shumë shpejt. Janë persona politikë, dhe më shumë të së majtës dhe të së djathtës,” tha Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026