“Strategji e suksesshme”- Beçi: Si SPAK peshkoi Jurgis Çyrbjan dhe e hodhi në grackë
Ish-prokurori Eurgen Beçi ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku foli në lidhje me rastin e arrestimit të ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Beçi shpjegoi mënyrën se si Prokuroria e Posaçme peshkoi Çyrbjan, duke e pyetur fillimisht vetëm për një kallëzim të bërë për shpërdorim detyre gjatë kohës kur ai ishte drejtues i Kadastrës së Durrësit.
Kjo bëri që deputeti të jepte dorëheqjen për të shpallur moskompetencën nga SPAK dhe për t’u hetuar nga Prokuroria e Durrësit. Por sipas Beçit, në momentin e fundit, prokuroria i njoftoi se ai ishte nën hetim dhe për përgjimet e platformës SKY, ku rezultonte se kishte dekonspiruar aksionet e policisë dhe kishte informuar krerët e bandave kriminale në Durrës.
“Ajo ishte një strategji që Prokuroria e Posaçme e trajtoi shumë mirë dhe arriti të ketë sukses në ‘peshkimin’ e personit në fjalë. Prokuroria e thirri këtë person dhe e pyeti vetëm për veprimtarinë e tij si ish-punonjës i Kadastrës në Durrës. Ai mendoi se bëhej fjalë vetëm për një rast të shpërdorimit të detyrës. Konsultat me ligjin dhe me avokatin e tij mund ta kenë çuar në përfundimin se, duke dhënë dorëheqjen, nuk do të gjykohej më nga SPAK-u, por nga Prokuroria e Durrësit. Por gaboi në këtë llogaritje, pasi Prokuroria e Posaçme e ‘peshkoi’. Pas dorëheqjes, SPAK i tha se kishte ‘harruar’ ta pyeste për SKY ECC. Pra, kjo ishte një strategji e suksesshme e SPAK,” tha Beçi.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Nuk nisi si takim miqësor”- Karamuço: Debati mes Dumanit dhe Prodës për Metën
- Karamuço zbulon dosjen “e nxehtë” të SPAK: Duhet hetuar nga prokurorë të huaj
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë