Ilaçe dhe cigare kontrabandë nga Greqia, arrestohet 39-vjeçari. E pëson dhe vjehrri
Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës për kontrabandim ilaçesh dhe paketash cigaresh pa pullë fiskale.
Sipas burimeve nga policia, shtetasi B. M., 39 vjeç, dyshohet se kishte kontrabanduar 1637 kuti me ilaçe nga Greqia për t’i shitur në farmacinë e tij, një biznes familjar në Bilisht.
Bashkëshortja e të arrestuarit, R. Z., 36 vjeçe, e cila punonte si farmaciste në këtë farmaci, është proceduar penalisht, ndërsa në banesën e vjehrrit të saj, N. Z., 64 vjeç, policia gjeti kutitë e ilaçeve të kontrabanduara dhe 83 steka me cigare pa pullë fiskale.
Policia bën me dije se është proceduar penalisht dhe vjehrri i 39-vjeçarit në banesën e të cilit u gjetën mallrat e kontrabanduara.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta