E rëndë në Maliq, babai godet me thikë djalin e tij 15-vjeçar

30 Tetor 2024 | 11:34

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vreshtas, në Maliq ku mësohet se një shtetas ka goditur me thikë djalin e tij.

Kjo ka ndodhur mëngjesin e sotëm brenda ambienteve të shtëpisë së Shpëtim Çukos, banor në fshatin Vreshtas të bashkisë së Maliqit.

Sipas babait, shkak është bërë mungesa e frekuentimit të shkollës djali i tij 15 vjeçar, i cili është nxënës i vitit të parë në një nga gjimnazet profesionale të qytetit të Korçës.

Ka qënë vet babai së bashku me bashkëshorten ata që e kanë çuar në spitalin e Korçës 15 vjeçarin e plagosur.

Burime pranë spitalit thanë se gjendja e adoleshentit është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar në komisariat babain e adoleshentit ku po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026