Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin, si u ekstradua në Rusi Igor Kokunov

31 Tetor 2024 | 15:50

Gjykata Kushtetuese vendosi ditën e djeshme pezullimin e procedurave të ekstradimit drejt Rusisë për Igor Kokunov, por në momentin që Ministria e Drejtësisë u njoh me këtë vendim, ishte tepër vonë.

Sipas proces-verbalit të nënshkruar në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas ai iu dorëzua autoriteteve ruse në orën 16:54 më 30 tetor 2024, ndërsa Ministria e Drejtësisë u njoh zyrtarisht me vendimin e Kushtetueses më 31 Tetor 2024.

Njoftimi:

Ekstradimi i shtetasit rus Igor Kokunov nga Shqipëria në Rusi u realizua sipas procedurave ligjore dhe vendimeve gjyqësore të miratuara nga autoritetet shqiptare. Kokunov, lindur më 10.02.1964 në Rusi, u arrestua në Shqipëri më 26.08.2023 dhe fillimisht iu caktua masa e sigurimit “Arrest në burg” për 40 ditë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër më 29.08.2023. Me vendim të ri më 04.10.2023, kjo masë u shndërrua në “Arrest në burg” pa afat, për të mundësuar vazhdimin e procedurave të ekstradimit.

Në kuadër të përgatitjeve për ekstradimin, më 26.09.2024 Ministria e Drejtësisë kërkoi informacione për gjendjen ligjore të Kokunov. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve konfirmoi se ai mbahej për efekt të masës së sigurimit “Arrest në burg”, pa afat. Pas miratimit të ekstradimit nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe konfirmimit nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë, Ministria e Drejtësisë miratoi ekstradimin më 14.10.2024.

Ekstradimi i shtetasit rus Igor Kokunov u krye më datë 30 tetor 2024, në orën 16:45, sipas proces-verbalit të nënshkruar në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, ku ai u dorëzua autoriteteve ruse. Më datë 31 Tetor 2024, Ministria e Drejtësisë u njoh zyrtarisht me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa  me email Gjykata njoftoi Ministrinë e Drejtësisë në orën 17:53 të datës 30 tetor, jashtë orarit zyrtar. Ky vendim, i marrë nga Gjykata Kushtetuese në datë 30.10.2024, ora 17:15, urdhëronte pezullimin e përkohshëm të procedurave të ekstradimit deri në një vendimmarrje të dytë nga kjo gjykatë (shih vendimin).

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026