Tensionohet situata në Gjeorgji, presidentja refuzon paraqitjen në prokurori

31 Tetor 2024 | 16:09

Presidentja e Gjeorgjisë ka refuzuar të paraqitet në zyrën e prokurorit të vendit, pasi u thirr në kuadër të hetimit mbi manipulimin e dyshuar të zgjedhjeve fundjavën e kaluar.

“Nuk i takon presidentit të ofrojë atë provë që e ka në dorë shoqëria. Organizatat joqeveritare, vëzhguesit dhe qytetarët kanë paraqitur prova të panumërta që po dalin ditë pas dite dhe që po tregojnë se sa i gjerë, sistematik dhe sa masiv ishte manipulimi  i zgjedhjeve”, tha Salome Zourabichvili, presidente e Gjeorgjisë.

Reagimi i presidentes vjen pasi shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell u bëri thirrje autoriteteve gjeorgjiane që të zhvillojnë një hetim transparent mbi parregullsitë, të cilat ai i cilësoi si “shumë të rënda”.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se, Rusia fitoi në Gjeorgji dhe do të bëjë të njëjtën gjë në Moldavi nëse Perëndimi nuk i jep fund retorikës mbi vijat e kuqe të Moskës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026