Gjermania mbyll konsullatat iraniane pas ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian

31 Tetor 2024 | 20:28

Gjermania do të mbyllë të gjitha konsullatat iraniane në vend për shkak të ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian Jamshid Sharmad, por do të lejojë që ambasada iraniane të mbetet e hapur, njoftoi sot Ministria e Jashtme gjermane.

Zëdhënësi i Ministrisë tha dje se vrasja e Sharmadit acaroi “jashtëzakonisht” marrëdhëniet midis Berlinit dhe Teheranit, raportoi Reuters.

Gjermania ka tërhequr tashmë ambasadorin e saj në Iran për ekzekutimin e Sharmad dhe ka thirrur të ngarkuarin me punë të Iranit për të shprehur protestën e Berlinit.

Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbock tërhoqi ambasadorin pasi ai ia dorëzoi zyrtarisht protestën gjermane ministrit të jashtëm të Iranit.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dënoi ashpër Iranin të martën për ekzekutimin e Sharmad, duke e quajtur ekzekutimin e dënimit të tij me vdekje një “skandal”.

Udhëheqësi i opozitës Friedrich Mertz i bëri thirrje qeverisë të rishikojë politikën e saj ndaj Iranit, duke përfshirë një vendim që ambasadori i Iranit duhet të dëbohet nga vendi.

Ai gjithashtu kërkoi që sanksionet kundër Teheranit të forcohen në nivel evropian dhe të merren masa konkrete kundër prokurorëve publikë, gjykatave dhe autoriteteve të sigurisë përgjegjëse për ekzekutimin e Sharmad.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026

Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të mërkurën, 24 qershor, hodhi poshtë akuzat për “korrupsion të përhapur” kundër socialistëve të tij, pasi një ish-ndihmës i lartë u...
18:14 | 24/06/2026