Saimir Tahiri paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, zbardhet arsyeja

1 Nëntor 2024 | 09:45

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, është paraqitur këtë të premte në Prokurinë e Posaçme.

Burime bëjnë me dije se Tahiri është thirrur në organin e akuzës për të dëshmuar në lidhje me ngjarjet e 21 janarit 2011, kur gjatë një proteste të zhvilluar nga opozita e atëhershme u vranë katër protestues.

Tahiri pritet të pyetet si një person që ka dijeni për ngjarjen, pasi ishte një eksponent i rëndësishëm në radhët e Partisë Socialiste asokohe dhe një prej organizatorëve të protestës.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rihapi hetimet mbi ngjarjet e 21 janarit 2011, pas vendimit të gjykatës së Strasburgut dhe më pas të Gjykatës së Lartë e cila ia kaloi për kompetencë SPAK-ut.

Gjatë protestës të organizuar nga opozita e atëhershme socialiste përpara Kryeministrisë, u vranë 4 qytetarë – Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj – të cilët u qëlluan nga forcat e gardës.

Në lidhje me hetimet janë pyetur familjarët e viktimave, si dhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit të asokohe, ndërkohë që hetimet e SPAK vijojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026