“21 janari”| E veja e Aleks Nikës flet pas daljes nga SPAK: Dhashë disa fakte
Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës, protestuesit të vrarë gjatë protestës së 21 janarit, dëshmoi këtë të hënë për rreth 3-orë në Prokurorinë e Posaçme.
Në dalje të SPAK, Nika dha dhe një pronocim të shkurtër për media, ku qëndroi hermetike mbi dëshminë e saj.
Ajo tha se kishte dhënë disa fakte, por pa folur specifikisht.
Sa i përket audio-përgjimit të 21 janarit, ajo tha se nuk e dorëzoi në SPAK, por që do të dorëzohet më vonë.
“Jo nuk depozitova prova. Dhashë disa fakte dhe nuk mund t’i bëjë publike”, tha Nika.
Ishte pikërisht Rajmonda Nika e cila kërkoi në Gjykatën e Lartë rihapjen e dosjes së 21 janarit nga SPAK.
Nisur nga vendimi i Gjykatës së Lartë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datën 15 korrik ka regjistruar procedimin penal për veprat penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje me 3 protestuesit e vrarë në tubimin e 21 janarit 2011.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë