Gazetarja: Kolegu ynë është thirrur nga Prokuroria për ’21 Janarin’, ja për çfarë
Gazetarja Anduena Llanani ka deklaruarnw Euronews Now, se Prokuroria e Tiranës ka thirrur një gazetar për audio-përgjimin e dosjes së “21 Janarit”.
Sipas saj është një regjistrim që është bërë përmes një telefoni, nga një person, i cili ka qenë prezent dhe ka dëgjuar komunikimet në radio.
“Prokurorja e Tiranës, për vrasjen e Aleks Nikës, deklaron se prova nuk i është vënë në dispozicion organit të hetimit nga familajrët, me arsyetimin se nuk kemi besim tek ju. Ka shkuar një grup oficerësh të Policisë Gjyqësore dhe prapë familjarët kanë refuzuar t’a japin atë. Ka pasur edhe një tentativë të fundit, është thirrur një kolegu ynë, i është kërkuar edhe atij materiali dhe nuk është dorëzuar.”- deklaroi gazetarja.
Në vazhdim, duke sjellë në vëmendje rolin që Gjykata e Lartë i dha SPAK-ut për këtë dosje, gazetarja Llanani tha se veç këtij audio-përgjimi, një tjetër pikë kyçe në hetim është rezultati i një akt-ekspertimi nga një laborator nga Roma.
“Nuk bëhet fjalë vetëmpër audio-regjistrimin, por edhe për një gëzhoje të gjendur në trupin e Aleks Nikës, e cila ka shkuar për akt-ekspertim në një laborator në Romë dhe ka marrë përgjigje pozitive.”-tha ajo.
Ky akt-ekspertimi sipas saj, përgjigja e të cilit është pozitive, është një dritë jeshile për të identifikuar armën nga e cila ka dalë plumbi.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë