Ish-prokurori: Si do hetojë SPAK ‘21 Janarin’ e kush pritet të përfshihet në proces
Ish-prokurori Eugen Beci ka treguar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania detaje sesi SPAK do të hetojë ’21 Janarin’, një çështje e gjykuar më parë në Prokurorinë e Tiranës.
Beci tha se hetimi i SPAK do të jetë i plotë dhe objektiv, që do të nisë që nga arsyet se pse është shkuar deri te vrasja e protestuesve dhe deri të autorët e 2 vrasjeve, të cilat janë ende në proces hetimi (pasi hetimi për dy prej tyre është mbyllur).
Ai tha se objekt i hetimit do të jenë edhe protestuesit dhe të gjithë faktorët e subjektet aktualë, që kanë qenë pjesë e ngjarjes.
Komentet e Becit erdhën pasi dosja e 21 Janarit u mor nën dorëzim për t’u hetuar nga Prokuroria e Posaçme.
“Dosjet e tjera që janë mbyllur me vendim gjykate, legjislacioni shqiptar nuk mund t’i shohë për rigjykim. Ne këtu jemi te vrasja e dy viktimave dhe plagosja e dy personave të tjerë. Tani është çasti që SPAK nuk i ka duart e lidhura për të ngritur akuzë dhe për të vepruar për këto dy vrasje që kanë mbetur pa u gjykuar dhe janë në çështje hetimi.
Nuk ka rëndësi që je dënuar për dy vrasje të tjera një person tjetër. Tani ke dy vrasje të cilat nuk janë në proces të përfunduar, që mund të zhvillohet një hetim i plotë dhe objektiv për të gjithë ngjarjen, por me një ndryshim të vetë, me pasojë vrasjen e 2 personave dhe jo vrasjen e 4 personave, pasi për dy të tjerë është ngritur akuzë më parë. Nuk të lidh asnjë provë proceduriale e procesit të vjetër me të riun.
Procesi i ri sot që ka urdhëruar Gjykata e Lartë në SPAK, i jep të drejtën SPAK që të hetojë brenda normave të parashkrimit, të gjithë procesin e ndodhjes së faktit penal në 2011. Kam besim se hetimi do të jetë i plotë dhe objektiv, si kanë ardhur deri në ato veprime, jo vetëm punonjësit e gardës, por të gjithë protestuesit dhe të gjithë faktorët dhe subjektet aktualë”, tha Beci.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar