Cfarë ka në dorë të hetojë SPAK-u për 21 Janarin? Përgjigjet avokati
Avokati, Endrit Sefa u shpreh në Euronews Now se SPAK do të duhet të bëjë një hetim për zinxhirin e ish-zyrtrëve të kohës kur ndodhi ngjarja e “21 Janarit”. Ndërsa për arsyet pse është shtyrë hetimi, avokati tha se do të duhet të bëhet një vlerësim i gjithanshëm për të gjitha rrethanat së përse ka ndodhur ngjarja.
“E para, çështja do të fillojë se përse u pengua hetimi nga ana e prokurorisë për të marrë në pyetje në momentin e parë zinxhirin komandues të Gardës. Kjo sepse 48 orët e para ishin ato më vendimtaret.”-tha avokati.
I pyetur nëse, ka mundësi që SPAK të shpallë mos-kompetencën për hetimin, edhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë, ai u përgjigj kështu:
“Nuk ka asnjë pengesë SPAK-u. Gjykata e Lartë i ka kërkuar regjistrimin e procedimit dhe të fillojë hetimin, nuk i ka kërkuar të fus në burg këta njerëz. Pra do bëjë hetimin, po jo domosdoshmërisht të arrijë në një konkluzion.”
Sipas avokatit, i takon SPAK-ut si strukturë e posaçme të marrë në hetim gjithë zinxhirin e zyrtarëve, por nëse kjo ndodh e si rrjedhojë nuk ka prova të reja, lind mundësia që të shpallë dhe moskompetencë.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar