Deti bëhet njësh me tokën, ja pamjet satelitore nga përmbytjet në Valencia

1 Nëntor 2024 | 14:22

Përmbytjet vdekjeprurëse që goditën Spanjën këtë javë, pas reshjeve intensive historike, kanë krijuar një situatë alarmante, duke transformuar pjesë të vendit në një “det të brendshëm.”

Në vetëm disa orë, ra shi aq sa zakonisht bie në një vit, duke shkaktuar përmbytje të rënda që theu brigjet e lumenjve dhe përmbyti rrugët e shtëpitë.

Sipas raportimeve, të paktën 155 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e kësaj katastrofe, një ngjarje që thekson rritjen e reshjeve ekstreme për shkak të ngrohjes globale dhe ndotjes nga karburantet fosile.

Imazhet satelitore tregojnë se pjesë të Spanjës tani duken si një zgjatim i Detit Balearik, pasi reshjet kanë shndërruar tokën e thatë në një hapësirë të madhe uji.

Ujërat e përmbytjeve shfaqen në nuanca të ndryshme të së kaltrës dhe kanë mbuluar zona të mëdha, duke i kthyer ato në ishuj të vogla.

Në imazhet satelitore, rrugët që më parë ishin të dukshme tani shfaqen si të mbushura me ujë, duke theksuar shkallën e katastrofës.

Ndërkohë, dhjetra persona mbeten të zhdukur që nga e enjtja, ndërsa përpjekjet e shpëtimit dhe rikuperimit vazhdojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet të ndryshojnë qëndrimin e Teheranit

Raundet e reja të sulmeve ushtarake amerikane kundër Iranit nuk ka gjasa të ndikojnë materialisht në udhëheqjen iraniane ose ta çojnë atë në një qëndrim...
16:34 | 21/07/2026

Sulm me thikë në një kishë katolike në Irlandë, plagoset rëndë një grua

Një grua rreth të 50-ave u plagos rëndë pasi u godit me thikë gjatë një shërbese në një kishë katolike në County Waterford, në Irlandën...
15:59 | 21/07/2026

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026