Shefi i OBSH: Vaksinimi ndaj poliomielitit në Gazën veriore rifillon të shtunën
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) njoftoi të premten se vaksinimi ndaj poliomielitit në Gazën veriore do të rifillojë të shtunën.
“Nesër, faza e tretë (zona e fundit e fushatës së dozës së dytë) të fushatës së vaksinimit ndaj poliomielitit do të fillojë në pjesën veriore të Rripit të Gazës, pasi ajo u shty javën e kaluar për shkak të bombardimeve intensive, urdhrave për evakuim masiv dhe mungesës së aksesi ose sigurimi i pauzave humanitare”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp të OBSH-së.
Tedros theksoi se pauza humanitare është “e nevojshme” për të kryer fushatën, por shtoi: “Zona e pauzës është zvogëluar ndjeshëm dhe tani është e kufizuar vetëm në qytetin e Gazës”.
Duke vënë në dukje se faza e fundit e fushatës synonte të arrinte rreth 119,000 fëmijë nën 10 vjeç, ai tha se “arritja e këtij objektivi tani është e pamundur, pasi kushtet në Gazën veriore përkeqësohen çdo ditë”.
Faza e parë e fushatës, e cila përfundoi më 12 shtator, përfshiu mbi gjysmë milioni fëmijë palestinezë.
Rreth 590,000 fëmijë në të gjithë Gazën supozohet të marrin dozën e dytë, sipas OBSH-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.