Rama-shqiptarëve të Selanikut: Kërkoj votën tuaj për Shqipërinë në BE

3 Nëntor 2024 | 11:24

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot turin me diasporën në një takim me shqiptarët Selanik të Greqisë në një sallë në ‘Porto Palace’.

Rama u kërkoi shqiptarëve votën në zgjedhjet 2025, për ta bërë siç tha Shqipërinë anëtare me të drejta të plota të BE brenda kësaj dekade.

“Sot ju jeni votues që për herë të parë do merrni pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë duke gëzuar të drejtën të votoni këtu ku jeni nga shtëpia juaj… Tanimë ua them me plot gojën, se në pranverën e ardhshme iu kërkoj votën tuaj nga Greqia për ta bërë Shqipërinë e 2030 anëtare me të drejta të plota në BE. Për t’i dhënë Shqipërisë të njëjtën mundësi që ju shqiptarët e Europës i kenë dhënë familjeve tuaja, mundësinë që të përfitojë nga të gjitha të mirat e të jetuarit brenda familjes së BE. Për të bërë të mundur që së bashku me shqiptarët e Shqipërisë, me ju në Greqi, shqiptarët e Europës dhe të Amerikës, ta ngremë flamurin e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut në Bruksel brenda kësaj dekade”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026