Ukraina pretendon se ka shkatërruar 50 dronë rusë Shahed

4 Nëntor 2024 | 08:32

Forcat e Ukrainës kanë thënë se kanë shkatërruar 50 dronë rusë Shahed, ndërkohë që presidenti Zelensky bëri me dije se gjatë javës së kaluar, Rusia sulmoi Ukrainën me mbi 900 bomba.

Gjatë ditës së kaluar, njësitë e grupit rus “Zapad” pushtuan 43 bastione të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe shkatërruan nëntë detashmente mortajash, dy stacione komunikimi satelitor “Starlink” dhe tetë pika kontrolli për mjete ajrore pa pilot, njoftoi kreu i shtypit, Ivan Bigma.

Të paktën katër persona u plagosën dje kur një raketë e drejtuar ruse goditi një supermarket në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, tha guvernatori rajonal Oleh Sinegubov.

Në një postim në Telegram, ai ka deklaruar se është goditur një supermarket në lagjen Shevcheniki, jo shumë larg qendrës së qytetit, transmeton Reuters.

Kryetari i Kharkivit, Ihor Terekhov tha se supermarketi ndodhet pranë ndërtesave të larta të banimit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se gjatë javës së kaluar, Rusia sulmoi Ukrainën me mbi 900 bomba, gati 500 dronë të tipit “Shahed”, si dhe 30 raketa.

Shumica e këtyre sulmeve kishin për qëllim objektet civile dhe infrastrukturën kritike, tha Zelensky, raportoi Kyiv Independent.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026