Rama zotohet në Peqin: Do ndërtojmë 4 aeroporte dhe 4 porte të reja turistike

19 Prill 2021 | 12:51

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Peqin u zotua për rritje të turizmit në këtë qytet, pasi premtoi restaurimin e kalasë

“Duke e transformua kalaja e Peqinit do të sjellë shumë njerëz dhe të ardhura”, u shpreh kreu i qeverisë.

“Peqini në këto zgjedhje do të çojë dy çuna të vetët në këto zgjedhje.  Janë shumë i vetëdijshëm që për Peqinin ka shumë gjëra për të bërë”, shtoi ai më tej.

Rama premtoi se nëse do të jetë sërish në pushtet do të ndërtojë 4 aeroporte dhe 4 porte të reja turistike.

“Unë gjatë këtyre ditëve ka folur për planin e madh që ne kemi, për transformimin e Shqipërisë përmes ndërtimit të 4 aeroporte dhe 4 porte të reja turistike që do të sjellin këtu turistë nga mbarë bota.  Do ta bëjmë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan dhe ta fusin në ligen evropianë të turizmit”, përfundoi kreu i qeverisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026