Clinton para zgjedhjeve: Kam shpresë, por dhe frikë për atë që do vijë pas 2024-ës

4 Nëntor 2024 | 10:16

Në një intervistë ekskluzive për CNN, ish-presidenti Bill Clinton ndau mendimet dhe shqetësimet e tij për të ardhmen e SHBA-së në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Clinton shprehu besimin se Kamala Harris do të triumfojë në zgjedhje dhe parashikoi një rritje të fortë ekonomike në vitet e ardhshme, të nxitur nga vendimet e politikës ekonomike të administratës së Biden-it, që sipas tij, qytetarët do t’i ndiejnë gradualisht, pas një periudhe të caktuar kohe.

Clinton e përshkroi Harrisin si një “çelës” për zgjidhjen e sfidave kryesore të vendit, duke vlerësuar idetë e saj për të ulur koston e ushqimeve dhe për t’i ofruar mbështetje federale ndërtimit të banesave të përballueshme. Ai shtoi se disa nga këto propozime, si plani për ndihmën qeveritare për ndërtimin e shtëpive, ishin iniciativa që as ai vetë nuk i kishte marrë parasysh në të kaluarën.

Në intervistën e tij të parë që prej fillimit të fushatës zgjedhore, Clinton shprehu shqetësimin për ndikimin e Donald Trump në politikë dhe çfarë do të thotë kjo për të ardhmen, pavarësisht se kush fiton.

Ai reflektoi mbi kohën e tij si president, kur, 30 vjet më parë, shpresonte të drejtonte Amerikën drejt një shekulli të ri më të bashkuar. Sidoqoftë, ai pranon se ndasitë e ashpra dhe polarizimi që ka përfshirë vendin nuk ishin parashikuar.

Tani, teksa shikon drejt së ardhmes së nipërve të tij, Clinton, mbetet optimist për ekonominë. Ai parashikon se pavarësisht se kush do të jetë në Shtëpinë e Bardhë, ekonomia është gati të “shpërthejë.” Clinton vlerësoi gjithashtu aftësinë e Harrisit për të bërë kompromise dhe për të gjetur gjuhë të përbashkët me kundërshtarët politikë, veçanërisht nëse ajo fiton dhe përballet me një Senat të kontrolluar nga republikanët.

Duke reflektuar mbi rolin dhe përvojën e tij si ish-president, Clinton shpesh përmend se gjatë kohës së tij në detyrë amerikanët përjetuan rritje ekonomike dhe prandaj ndjen se ka të drejtë të ofrojë mendimin e tij për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. “Ju bëtë shumë mirë kur unë isha president,” thotë ai, duke shfaqur optimizëm për të ardhmen ekonomike të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Itali, arrestohen 539 persona në një operacion mbarëkombëtar kundër krimit të të rinjve

Policia italiane arrestoi 539 persona gjatë një operacioni mbarëkombëtar që synonte krimin e të rinjve, raportuan media lokale të hënën. Operacioni, i koordinuar nga Shërbimi...
11:39 | 20/07/2026

Kryeministri Magyar fton shahisten Judit Polgar të bëhet presidente e Hungarisë

Kryeministri Peter Magyar e ka ftuar Judit Polgar, shahisten më të suksesshme që bota ka parë ndonjëherë, të bëhet presidente e Hungarisë. Polgar është e...
11:26 | 20/07/2026

930 viktima nga shpërthimi i Ebolës në Kongo

Ministria e Shëndetësisë në Kongo njoftoi se të paktën 930 persona kanë vdekur nga shpërthimi i Ebolës, me 37 vdekje të reja të regjistruara në një...
10:32 | 20/07/2026