Alarmi nga gripi i shpendëve, Bino: Deri tani nuk kemi raste tek njerëzit
24 orë pas marrjes së njoftimit nga ministria e Bujqësisë për praninë e virusit H5N1, i njohur ndryshe si gripi i shpendëve në Shqipëri, ekspertët e ISHP kanë nisur monitorimin e situatës së personave që kujdesen për shpendët.
Shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino deklaron se nuk ka asnjë rast të infeksionit tek njerëzit.
Bino bën me dije se kalimi i sëmundjes nga shpendët tej njeriu është shumë i ulët, por gjithsesi kërkon që të bëhet asgjësimi i shpendëve të sëmurë në kohën e duhur.
Sa i takon popullatës Bino sqaron se virusi H5N1 nuk kalon nga konsumimi i mishit të shpendëve të infektuar, sidomos kur ai është i gatuar mirë.
Sakaq Ministria e Bujqësisë thotë se situata është nën monitorim dhe kontroll, nga zinxhiri institucional për zbulimin dhe kufizimin e hershëm të përhapjes së virusit H5N1 dhe se masat kufizuese dhe parandaluese do të jenë në fuqi deri në përfundimin e afatit të karantinës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta